Inteligjencë Artficiale

JIC me ndihmën e partnerëve nga Suedia të përkrahur nga Microsoft, në projektin e parë me Inteligjencë Artficiale

Me ndihmën e Inteligjencës Artificiale (AI) Jakova Innovation Center me partnerët nga Suedia ndihmon Agjensionin Suedez të Pyjeve të zhvillojë një zgjidhje që identifikon drunjtë e pishave gjemborë të dëmtuara nga insektet.
Qëllimi i kësaj zgjidhjeje është përdorimi afatgjatë dhe aplikimi i saj në rastet e dëmtimit të pyjeve. Projekti është mundësuar nga programi i Microsoft-it “AI for Earth”, ku Agjensioni Suedez i i Pyjeve është organizata e parë në Suedi që pranon grant nga ky program.
Agjensioni Suedez i Pyjeve ka nisur një projekt tejet të rëndësishëm që ka të bëjë me identifikimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve për një sërë sfidash nëpër pyje. Ky projekt përmes Inteligjencës Artificiale do të identifikojë shkallën e dëmtimit të drunjëve të pishave gjembore duke parandaluar kështu dëmtimin e mëtejmë të tyre. Ky projekt do të kontribuojë në zhvillimin e një baze të të dhënave që do të u mundësojë shteteve të tjera në zhvillimin e zgjidhjeve të reja të bazuara mbi këto rezultate. Të dhënat nga ky projekt do t’u vihen në dispozicion shfrytëzuesve nëpër botë, duke nxitur kështu një njohje më të mirë globale mbi dëmtimet e pyjeve.


Inteligjenca Artificiale (AI) dhe imazhet nga drone si bazë për zgjidhjen e re


Dëmtimet më të mëdha të pishave gjembore në Suedi janë në rajonin juglindor të Vastergotland. Ky projekt shfrytëzon mbi 1,600 fotografi nga droni që prodhojnë mbi 40,000 markime, të cilat do t’ia mësojnë modelin e ndërtuar të identifikojë drunjtë dhe t’i klasifikojë ato si të shëndosha apo të dëmtuara. Dukë përshpejtuar në këtë mënyrë terrenet ku dëmtimet janë më të mëdha, gjë që ndihmon mbikëqyrësit e pyjeve në identifikimin më të shpejtë të drunjëve të dëmtuar dhe largimin e tyre për të mënjanuar përhapjen e sëmundjeve pyjore. Kjo mund minimizojë edhe dëmet në ekonomi gjithashtu. Në shtetet si SHBA dhe Kanada ku ky lloj druri është shumë i përhapur, sëmundjet pyjore do të mund të identifikohen shumë shpejt dhe të merren kundërmasa përkatës
-Mjedisi dhe natyra janë sisteme komplekse që na rrethojnë dhe nëse do ta ruajmë natyrën, duhet t’i kuptojmë më mirë ekosistemet dhe faktorët që ndikojnë të to. Sot, kemi vegla të avancuara për të mbledhur shënime dhe për t’i përpunuar ato, duke shfrytëzuar senzorët, mësimin nga makinat (Machine Learning) dhe shërbimet “cloud”; teknologji kjo, që nuk ekzistone para pak vitesh. Kjo na jep shpresë, shprehet Daniel Akenine CTO (Drejtor i teknologjisë) në Microsoft në Suedi
Rreth projektit
Ky projekt do të vazhdojë deri në muajin shkurt 2020 dhë është pjesë e Laboratorit Kombëtar Suedez të të Dhënave që shërben si vendtakim i analizimit të të dhënave për pyjet
Partnerët tjerë të projektit janë Jakova Innovation Center dhe B3 Consulting Group që punojnë në procesin e markimit dhe modelimin AI. Për këtë projekt shfrytëzohen shërbimet Azure të Microsoftitpër të ndrtuar modelin si pjesë e programit – Intelegjenca Artificiale për Tokën
-Ky projekti realizuar me nismën e ekspertit të teknologjisë informative në Suedi z.Halil Radogoshi, paraqet një kontribut real në fushën e zhvillimit të inovacionit në Jakova Innovation Center, duke qenë i pari i këtij lloji në Kosovë. Projekte të tilla priten të zhvillohen bashkë me z.Radogoshi në muajt në vazhdim në qendrën tonë, tha Fatos Axhemi, Drejtor Ekzekutiv në JIC.
Rreth programit AI for Earth (Inteligjenca Artificiale për Tokën)
Programi i Microsoftit “AI for Earth” përkrahë projekte që përdorin Inteligjencën Artificiale (AI) për të promovuar ndryshimet në mënyrën se si njerëzit dhe organizatat menaxhojnë me burimet dhe sistemet natyrore. Deri më sot janë dhënë 435 grante me ndikim në 71 shtete të botës.
Lexoni me shumë këtu për programin AI for Earth.
Për kontakt rreth projektit kontaktoni: Daniel Akenine, Technology and Security Manager at Microsoft Sweden, Daniel.Akenine@microsoft.com
Halil Radogoshi, System Developer, Forest Agency, halil.radogoshi@skogsstyrelsen.se

Partnerët tanë

Client Name
Client Name
Client Name
Client Name