Rreth nesh

JIC

Qendra e Inovacionit Jakova (JIC) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës në bashkëpunim me komunën e Gjakovës. Kjo qendër shërben si një inkubator biznesi me misionin e promovimit dhe mbështetjes së ndërmarrësve të rinj në ndërtimin dhe zhvillimin e kompanive të reja. Pra, roli i inkubatorit konsiston në ofrimin e mbështetjes për ndërmarrjet e reja dhe ofrimin e një hapësire pune inovative. Për më tepër, Qendra e Inovacionit Jakova u siguron ndërmarrësve mbështetje të vazhdueshme që përfshin konsultime dhe programe trainimi në fusha të tilla si menaxhimi i biznesit, hulumtimi i tregut, financat, marketingu dhe shumë fusha të tjera që janë të rëndësishme në procesin e të bërit biznes. Bashkëpunimi me kompani dhe institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare mundëson që qendra të lehtësojë rrugën për ndërmarrjet e reja për hyrjen në tregun ndërkombëtar. Qendra e Inovacionit të Jakovës mbi të gjitha aspiron të shfrytëzojë idetë krijuese, njerëzit dhe burimet me qëllim të ndikimit të ekonomisë dhe zbulimit të potencialit të vërtetë të ndërmarrësve të rinj të Kosovës.

Ambientet

Service 1
Service 1
Service 1

Eventet

Service 1
Service 1
Service 1

Të arriturat

Service 1
Service 1
Service 1

Partnerët tanë

Client Name
Client Name
Client Name
Client Name