THIRRJE PËR APLIKIME: Program Trajnimi për NMVM-të në Sektorin e Mobilierisë dhe Veshmbathjeve në Komunën e Gjakovës
Qendra Inovative Jakova (JIC), në bashkëpunim me projektin FEGO dhe Komunën e Gjakovës, fton ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) që operojnë në sektorin e mobilierisë dhe veshmbathjeve (tekstile) të aplikojnë për programin e trajnimit që synon përmirësimin e aftësive të biznesit, marketingut dixhital dhe komunikimit. Ky program, që është pjesë e projektit “Nxitja e Mundësive për Punësim dhe Rritje”, do t’u ofrojë bizneseve përzgjedhura njohuri dhe mjete për të rritur konkurrencën e tyre në treg.
Kriteret e Përzgjedhjes:
1. Sektori:
o Biznesi duhet të operojë në një nga sektorët e synuar:
- Mobileri
- Veshmbathje (dhe tekstil)
o Kompanitë në industritë e ngjajshme (p.sh., të përfshira në zinxhirët e furnizimit për këta sektorë) mund të merren parasysh, por përparësi u jepet atyre në prodhimin e mobiljeve dhe veshmbathjeve.
2. Madhësia e Biznesit:
o Ndërmarrjet mikro dhe të vogla
o Ndërmarrjet e mesme
o Bizneset në pronësi apo bashkëpronësi të grave dhe pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë inkurajohen të aplikojnë.
o Individët ose bizneset që operojnë të paregjistruar, me kusht që të fillojnë procesin e regjistrimit të biznesit para se trajnimet të fillojnë.
o Përparësi do të kenë bizneset që punësojnë gra, të rinjë ose grupe të margjinalizuara.
3. Vendndodhja:
o Biznesi duhet të jetë i vendosur në Komunën e Gjakovës.
o Përparësi do të kenë bizneset nga zonat rurale ose komunitetet ekonomikisht të pazhvilluara
Çka pritet nga biznesi?
Angazhim për marketing dixhital
o Biznesi duhet të tregoj gatishmëri për të mësuar dhe adaptuar mjetet dixhitale, si menaxhimi i mediave sociale, shitjet online ose platformat e tjera elektronike.
o Angazhimi ekzistues në rrjetet sociale, faqet e internetit ose mjete të tjera dixhitale konsiderohet përparësi, por nuk është i detyrueshëm.
Angazhim në Program:
o Pronari/jai/e biznesit ose një përfaqësues/e i/e caktuar duhet të angazhohet për:
- Të marrë pjesë në të gjitha sesionet e trajnimit.
- Të angazhohet aktivisht në mentorimet individuale një-më-një.
- Të zbatojë strategjitë e mësuara dhe zhvilluara gjatë programit, përfshirë planet e biznesit dhe marketingut, si dhe përdorimin e mjeteve dixhitale.
- Të jetë i gatshëm të ndajë të dhëna për monitorim dhe vlerësim.
Kontribut në Ekonominë Lokale:
o Biznesi duhet të tregojë kontributin në ekonominë lokale, duke rritur punësimin ose bashkëpunuar me furnizues apo shpërndarës lokalë.
Dorëzimi i të Dhënave Bazë:
o Të gjithë aplikantët duhet të plotësojnë një anketë bazë, duke dhënë të dhëna kyçe rreth operacioneve të tyre, situatës financiare dhe performancës në treg. Këto të dhëna do të përdoren për të gjurmuar progresin dhe për të vlerësuar ndikimin e programit.
o Të gjitha të dhënat e ndara për qëllime të programit, do të trajtohen dhe mbrohen me konfidencialitet të plotë.
Kriteret e Bonusit:
· Bizneset që tregojnë angazhim për praktikat e qëndrueshmërisë, si efiçienca e energjisë, reduktimi i mbetjeve dhe përdorimi i materialeve miqësore ndaj mjedisit, do të marrin pikë bonus.
Përfitimet e Programit:
Bizneset e përzgjedhura do të përfitojnë nga përfshirja në:
· Trajnime grupore për aftësi biznesi, komunikimi dhe marketing dixhital.
· Këshillime individuale të përshtatura sipas nevojave specifike të çdo biznesi.
· Qasje në mjete dhe burime për të përmirësuar operacionet dhe dukshmërinë në treg.
Si të Aplikoni:
· Bizneset e interesuara duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre përmes këtij linku: Aplikim për Programin e Trajnimit për Bizneset në Sektorët e Mobilerisë dhe Veshmbathjeve
· Afati për aplikim është i hapur nga 29.10.2024 deri më 18.11.2024 (15 ditë pune).
Për më shumë informacione, mund të na kontaktoni në:
· Email: info@jic-ks.com
· Telefon: +383 (0) 48 200 191