Rreth projektit
Projekti “Të bashkuar drejt fuqizimit të të rinjve, grave dhe grupeve të pafavorizuara” është një projekt dyvjeçar i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Jakova Innovation Center dhe Komuna e Gjakovës.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është: “të kontribuojë në zhvillimin dhe përmirësimin e potencialit për punësim tek të rinjtë, gratë dhe grupet e pafavorizuara duke investuar në aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për tregun lokal të punës në Kosovë dhe për t’u përshtatur për zhvillimin e shpejtë të inovacionit dhe teknologjisë”.
Projekti synon të sigurojë masë aktive të tregut të punës si trajnime dhe punëtori të për të rinjtë, gratë dhe grupet e pafavorizuara, për të përmirësuar aftësitë e tyre duke ofruar trajnime në punë dhe praktikë në kompanitë lokale, për të krijuar mundësi punësimi për të rinjtë, gratë dhe grupet e pafavorizuara duke zhvilluar kapacitetet e tyre dhe duke i mbështetur financiarisht për fillimin e biznesit të tyre.
Modulet e Trajnimeve
Programi është krijuar për të ndihmuar pjesëmarrësit të nxisin, zhvillojnë dhe ndërtojnë kapacitetet e tyre duke u bërë më konkurrues në tregun e punës si dhe të njihen me njohuritë e nevojshme për fillimin e një biznesi të ri.
Temat e trajnimit janë: Planifikimi i Biznesit, Aftësia Financiare, Menaxhimi i Kohës, Menaxhimi i Projekteve, Aftësitë Negociuese, Shitjet, Aftësitë Dixhitale dhe Bazat e Inteligjencës Artificiale.
Regjistrimet
Trajnimi do të organizohet në sesione trajnimi pesë-ditore,
duke filluar në
shtator 2021
dhe duke përfunduar në
prill 2022.
Trajnimet do të jenë të hapura në baza të vazhdueshme,
me rreth 20 pjesëmarrësve për grup.
Çka përfitoj nga ky program?
Dëshironi të aftësoheni më tepër për punë? Dëshironi të fitoni njohuri të reja për fusha përkatëse? Dëshironi një të ardhme më të mirë? A jeni të gatshëm të shprehni aftësitë dhe shkathtësitë për punë?
Trajnohu- Ju fitoni njohuri nga trajnimet në modulet si: Koncepti i planit të biznesit, Njohuri Financiare, Aftësi Negociuse, Shkathtësitë e Biznesit, Shkathtësitë e Shitjes, Menaxhim i Projekteve, Menaxhim i kohës. Trajnimet do të udhëhiqen nga ligjërues profesionalë.
Punësohu- Gjatë sesioneve të trajnimeve ju keni mundësi të tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja në mënyrë të pavarur. Kjo pjesë do t’ju ndihmojë që ju të jeni të aftë për punë dhe për mundësi të reja.
Fillo- Me përfundimin e programit të trajnimeve do të shpallen aplikimet për grante për pjesëmarrësit që dëshirojnë të fillojnë një biznes të ri, si dhe mundësi reja punësimi.
Përzgjedhja
Pasi kandidatët të kenë plotësuar formularin e aplikimit, ato do të shqyrtohen nga ekipi i projektit dhe do të zgjidhen për periudhën kohore të grupit për t’u bërë pjesë e trajnimit.
Informata shtesë
Trajnimet do të mbahen fizikisht, në Sallën e Trajnimit të Jakova Innovation Center.
Trajnimet do të mbahen në shqip dhe anglisht.
Vërejtje* Për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, pjesëmarrësit në trajnime duhet të kenë me vete dëshminë e vaksinimit apo testit negativ kundër Covid-19.